UBT News

Koreja e Jugut do t’i japë 500 mijë predha artilerie SHBA-së, sipas raportit

155mm artillery shells await further processing at the Scranton Army Ammunition Plant in Scranton, Pennsylvania, U.S., February 16, 2023. REUTERS/Brendan McDermid

Koreja e Jugut ka arritur një marrëveshje për t’i dhënë hua ShBA-së 500 mijë predha artilerie që mund t’i japin Uashingtonit fleksibilitet më të madh për të furnizuar Ukrainën me municion, raportoi të mërkurën një gazetë koreano-jugore.

Gazeta DongA Ilbo citoi burime të paidentifikuara qeveritare duke thënë se Koreja e Jugut vendosi të “huazojë” municionet në vend që t’i shesë, për të minimizuar mundësinë e përdorimit të predhave të Koresë së Jugut në konfliktin në Ukrainë.

Presidenti Yoon Suk Yeol ka thënë se ligji i Koresë së Jugut që ndalon furnizimin me armë për vendet e përfshira në konflikt e bën të vështirë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Gazeta tha se predhat do të përdoren kryesisht nga Shtetet e Bashkuara për të mbushur rezervat e saj./UBTNews/

Exit mobile version