Ushtria e Koresë së Jugut dhe e Shteteve të Bashkuara kryen stërvitje të përbashkëta sulmesh ajrore në një terren stërvitor ushtarak në qytetin kufitar Paju, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar aftësitë e përbashkëta operacionale, tha sot ushtria e Koresë së Jugut.
Rreth 400 ushtarë nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë së Koresë së Jugut dhe brigada “Stryker” e Divizionit të Përbashkët ROK-SHBA morën pjesë në stërvitjen e udhëhequr nga forcat e Koresë së Jugut, e cila u mbajt në Paju, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Seulit.
Rreth 10 pajisje u mobilizuan për stërvitjen, duke përfshirë gjashtë helikopterë dhe një dron zbulues , tha ushtria në një deklaratë.
Stërvitjet u zhvilluan në kuadër të stërvitjes vjetore ushtarake “Mburoja e Lirisë”, e cila synon të forcojë aftësitë e përbashkëta të mbrojtjes kundër kërcënimeve ushtarake nga Koreja e Veriut.
Stërvitja filloi dje dhe do të zgjasë 11 ditë.
Koreja e Jugut do të mobilizojë rreth 19,000 trupa për stërvitjet këtë pranverë dhe janë planifikuar 16 stërvitje në shkallë të gjerë në terren, krahasuar me 10 vitin e kaluar, tha ushtria.