Sipas një banori, të cituar nga Radio Free Asia, të gjitha aktivitetet e kohës së lirë janë ndaluar për këtë periudhë zie, përcjell UBT News.
Koreanëve të Veriut u është ndaluar të pinë alkool, të qeshin, të blejnë sende ushqimore ose të angazhohen në aktivitete tjera për 11 ditë, kjo për të shënuar 10 vjetorin e vdekjes së ish-udhëheqësit suprem, Kim Jong-il. Dita e enjte e 17 dhjetorit shënon 10 vjetorin e vdekjes së tij.
Çdo shkelje e ndalimit gjatë periudhës 10-ditore të zisë do të sjellë pasoja të rënda, tha burimi.
“Në të kaluarën, shumë persona që kapeshin duke pirë apo duke u dehur gjatë periudhës së zisë, arrestoheshin dhe trajtoheshin si kriminelë ideologjikë”, tha shtetasi i paidentifikuar. “Ata u morën dhe nuk u panë më”. Gjatë periudhës së zisë, askush nuk do të lejohet të kryejë rite apo shërbime mortore apo të festojë ditëlindje.
Koreja e Veriut ka planifikuar disa ngjarje për të përkujtuar jetën e Kim Jong-il. Ngjarjet përfshijnë një shfaqje publike të fotografisë dhe artit të tij, një koncert dhe një ekspozitë të ‘Kimjongilia’, një lule që mban emrin e tij./UBTNews/