Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u bëri thirrje zyrtarëve të tij që të merren me çështjet e furnizimit me ushqim dhe theksoi rrezikun e ndryshimit të klimës.
Uraganet vitin e kaluar ndikuan keq në të mbjellat vitale, ndërsa javët e thatësirës të ndjekura nga shirat e dendur musone i kanë dëmtuar edhe këtë vit.
Ai tha se masat për të kapërcyer “klimën jonormale” ishin të nevojshme, dhe u kërkoi gjithashtu zyrtarëve të trajtojnë thatësirën dhe përmbytjet.
Komentet e tij erdhën në një fjalim në Byronë Politike të partisë në pushtet të enjten.
Kim kishte thënë se “rreziku” i ndryshimit të klimës ishte bërë “më i lartë vitet e fundit, duke shtuar se “duhet ndërmarrë veprime urgjente”.
Kim gjithashtu bëri thirrje për përmirësime në infrastrukturën e menaxhimit të përmbytjeve të vendit duke thënë: “Përmirësimi i lumenjve, pyllëzimi për kontrollin e erozionit, mirëmbajtja e gropave dhe projekteve të argjinaturës së baticës”, duhet të kenë përparësi.
Përveç dëmit të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, ekonomia e Koresë së Veriut është goditur rëndë nga sanksionet ndërkombëtare, si dhe mbylljet e kufijve dhe bllokimet e ashpra për të parandaluar përhapjen e Covid.
Mbyllja e kufirit ka ndikuar në importet vitale nga Kina.
Në fillim të kësaj jave, OKB-ja tha se Koreja e Veriut kishte refuzuar një ofertë prej gati tre milionë vaksinave antiCOVID.
Një zëdhënës tha se Jong-un kishte kërkuar që vaksinat të zhvendoseshin në vendet që janë të goditura.