Korea e Jugut do të jetë vendi i parë aziatik që do t’i trajtojë pacientët me COVID-19 me pilulat antivirale të Pfizer, duke filluar që nga e premta.
Diku 630 mijë pilula Paxlovid, të mjaftueshme për 21 mijë persona, kanë arritur dhe do të distribuohen në 280 barnatore dhe 90 qendra trajtimi, njoftoi agjencia koreane e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve.
“Për shkak të infeksionit shumë më të lartë të Omicron, mjekimi duhet të luajë një rol domethënës në frenimin e numrit të pacientëve që do të zhvillonin simptoma kritike edhe nëse infektimi është relativisht më pak i rëndë”, tha Kim Ki-nam, një zyrtar i agjencisë./UBTNews