Një kopsht paqeje ukrainas i krijuar për t’u dhënë refugjatëve “një ndjenjë të atdhedashurisë” po krijohet në Liverpool.
Kopshti, i cili ka bimë të origjinës në Ukrainë, po ndërtohet në periudhën kur qyteti po përgatitet të mbajë konkursin e këngës, Eurovision. Qyteti po organizon konkursin në emër të Ukrainës më 13 maj.
Projektuesi i kopshtit, Peter Lloyd shpreson se “pamja dhe aroma” e kopshtit “autentik” ukrainas do të sjellë rehati te njerëzit.
“Shpresoj që kopshti të sjellë një pjesë të vogël të Ukrainës në Liverpool që të gjithë do ta vlerësojnë”, tha ai.
Kopshti do të hapet më 5 maj./UBTNews/