UBT News

Kopshtaria – terapia natyrale që qetëson mendjen dhe forcon trupin

Shkenca zbulon se një mikrob i tokës mund të përmirësojë humorin, të ulë nivelin e stresit dhe madje të forcojë imunitetin.

Kopshtaria nuk është vetëm një hobi relaksues, por një aktivitet që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e përgjithshëm.

Studimet kanë treguar se kalimi i kohës në kopsht ndihmon në uljen e depresionit, përmirëson cilësinë e gjumit dhe rrit ndjenjën e kënaqësisë së përditshme.

Përveç kësaj, lëvizjet fizike të thjeshta gjatë kopshtarisë përmirësojnë qarkullimin, ndërsa kontakti me natyrën qetëson sistemin nervor.

Kopshtaria nuk është kujdes për bimët: është mënyrë e natyrshme për të mbajtur trupin dhe mendjen të shëndetshme. Edhe vetëm disa minuta në ditë duke prekur tokën e shijuar gjelbërimin mund të bëjnë diferencën në shëndetin dhe mirëqenien tuaj afatgjatë.

Bakteri i tokës që sjell gëzim

Një nga sekretet e këtij ndikimi pozitiv lidhet me një bakter të padëmshëm që gjendet natyrshëm në tokë: Mycobacterium vaccae. Studime të publikuara në revistën Neuroscience treguan se kontakti me mikrobin stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit që lidhet me ndjenjën e lumturisë dhe relaksimit. Efekti i tij krahasohet me një “antidepresiv natyral”, pa pasur nevojë për ilaçe.

Ky bakteri hyn në trup kur e thithim përmes ajrit apo përmes kontaktit të lëkurës me tokën. Pasi kalon në gjak, ai ndikon në ekuilibrin neurokimik, duke ulur simptomat e ankthit dhe depresionit.

Përfitimet përtej gjendjes shpirtërore

Shkencëtarët vërejnë se ndikimi i M. vaccae nuk kufizohet vetëm te gjendja emocionale. Ai ndihmon gjithashtu në:

▪ Përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit, testet laboratorike kanë treguar se ky bakter rrit aftësitë njohëse.

▪ Uljen e inflamacionit, tek sëmundje si artriti reumatoid dhe sëmundja e Crohn-it, ku përgjigja e sistemit imunitar shpesh është e tepruar.

▪ Forcimin e imunitetit – Johns Hopkins Medicine thekson se mikrobët e dobishëm të mjedisit ndihmojnë në rregullimin e mekanizmave mbrojtës të organizmit.

Efekt që zgjat me javë

Ekspertët theksojnë se ndikimi antidepresiv i bakterit mund të zgjasë deri në tri javë. Ekspozimi i rregullt ndaj natyrës dhe aktivitetet në kopsht përbëjnë një formë të qëndrueshme terapie natyrore.

Mbështetje për pacientët kronikë

Edhe tek pacientët me sëmundje të rënda, si kanceri, është vërtetuar se kontakti me natyrën dhe kopshtaria rrisin ndjeshëm cilësinë e jetës. Në studimet klinike, të anketuarit raportuan humor më të mirë, më pak stres dhe përballim më të lehtë të trajtimeve mjekësore.

 

Exit mobile version