Gati 200 vjet pasi u fundos në det, anija Gotheborg po nis rrugëtimin e saj në botë. Epo, ashtu disi.
Gotheborg, anija tregtare që ishte në pronësi të kompanisë suezede të Indisë lindore u fundos në vitin 1745.
Pavarësisht se zbritën në lumin Göta vlv pranë portit të Gothenburg, zhytësit ishin në gjendje të eksploronin për herë të parë rrënojat e anijes në vitet 1980.
Një kopje e anijes, e quajtur Gotheborg II, tani qëndron në ujërat e Stokholmit. Është paraparë që në prill të vitit 2022, kjo anije të lundrojë nga Suedia dhe të rifillojë udhëtimin.
Planifikohet që kjo anije të udhëtojë edhe drejt Londrës, Lisbonës, Palma de Mallorcas, Athinës, Singaporit, Hong Kongut, Shangait e në shumë qytete të tjera.
Kësaj anije i duhet të kalojë drejt kanalit të Suezit, ku gjatë këtij viti një anije e quajtur “Ever Given” ngeci aty për më shumë se një javë, duke bllokuar trafikun e anijeve dhe duke prishur zingjirin global të furnizimit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gotheborg II do të arrijë në Shangai diku në tetor të vitit 2022.
Anija ka aktualisht 80 anëtarë të ekuipazhit. Në secilën ndalesë, do të plotësohet edhe me 50 anëtarë të ekuipazhit, që do të thotë se duhet të ketë rreth 600 njerëz në bord për të vëzhguar udhëtimin e kësaj anije drejt Azisë.
Një nga sfidat më të mëdha ishte gjetja e materialeve të njëjta sikurse në shekullin e 18-të për rikrijimin e kësaj anije.
Gotheborg ishte anija më e madhe tregtare. Ekipi krijues nuk deshi që anija të duket moderne – prandaj u mori shumë kohë derisa e siguruan materialin që anija të duket sikurse ajo e dy shekujve më parë. U deshën më shumë se një dekadë për ta krijuar këtë anije./UBTNews