UBT News

Konventa e demokratëve, Biden i kalon stafetën Harris dhe jep lamtumirën

Këtë të hënë (19 gusht) nis konventa 4-ditore e demokratëve që zhvillohet në Çikago. Në këtë konventë do të mbajë një fjalim presidenti Joe Biden, ndërsa pritet të marrë zyrtarisht nominimin e demokratëve për kandidate për presidente të SHBA-së Kamala Harris.

Demokratët kanë nisur të mblidhen në Çikago për të mbështetur fushatën e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë kundër republikanit Donald Trump dhe për të nderuar Presidentin Joe Biden, dalja e të cilit nga gara ndryshoi fatin e partisë së tij.

Gjithashtu pritet që konventa e demokratëve të tërheqë edhe shumë protestues, të cilët kundërshtojnë mbështetjen e administratës Biden për ofensivën izraelite në Gaza.

Biden u tërhoq nga gara për t’u rizgjedhur president një muaj më parë nën presionin e demokratëve të shqetësuar se ai ishte shumë i vjetër për të fituar ose për të qeverisur edhe për katër vjet të tjerë.

Në ditën e parë të konventës së demokrateve do të flas Hilari Klinton që ngjitet në skenë pas shumë vitesh së bashku me zonjën e parë Xhill Biden.

Sipas një sondazhi të Washington Post-ABC News-Ipsos kandidatja presidenciale demokrate Kamala Harris kryeson 49% me 45% kundër Trump./UBTNews/

 

Exit mobile version