UBT News

Kontrolli doganor zbulon mallra të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të kontrabanduara pas një kontrolli të kryer te një biznes në Kamenicë. Bëhet fjalë për cigare si dhe duhan të grirë.

Lidhur me këtë rast tashmë kanë filluar procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit.

Dogana ka njoftuar se operacioni është zhvilluar nga sektori antikontrabandë.

“Është hasur në një sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduar, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike. Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Exit mobile version