UBT News

Kontrolle në 32 auto-parkingje në Ferizaj, evidentohen shkelje për shmangie tatimore

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, ka zhvilluar një aksion kundër shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve në marrëdhëniet e punës.

Gjatë kontrolleve të kryera në 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt, janë evidentuar shkelje të ndryshme nga pronarët e bizneseve.

Për të gjitha parregullsitë e konstatuara janë përpiluar procesverbale nga inspektorët, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se në vazhdim do të ndërmerren veprimet procedurale në përputhje me kompetencat ligjore./A.K/

Exit mobile version