UBT News

Kontrata kolektive në arsim, Mulhaxha-Kollçaku: Premtim elektoral i Hotit

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas marrëveshjes së Qeverisë në detyrë me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, për nënshkrimin e kontratës kolektive.

Mulhaxha-Kollçaku në Facebook shkroi se ky është premtim elektoral i Hotit.

“Hoti pas marrëveshjes me SBAShK-un: “Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023″.2023????!!!!Ec e besoji këtij premtimi elektoral nga dikush që i numëron sekondat e fundit aty ku është ulur, dhe që pritet të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve”, shkroi ajo në Facebook.

Hoti pas marrëveshjes me SBAShK-un: "Mësimdhënësit do të marrin edhe pagën e 13-të duke filluar nga viti 2023"…

Posted by Fatmire Mulhaxha Kollçaku on Friday, January 22, 2021

Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me SBAShK-un lidhur me shtesat që kanë kërkuar për shkak të pandemisë. E nga viti 2023 mësimdhënësit në Kosovë do të marrin edhe pagën e 13-të.

Kështu bëri të ditur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një konferencë për media, ku tha se me SBAShK-un janë dakorduar edhe për shujtën për mësimdhënësit dhe transportin. Të gjitha këto Hoti tha se do të jenë pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhet sot./UBTNews

Exit mobile version