UBT News

Kontrabandim në pejë, sekuestrohen mallra rreth 30 mijë euro

Sipas raportit policor, të martën në pejë  rreth orës 10:00, njësitë relevante të policisë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në pejë, inspektorët e administratës tatimore të kosovës dhe njësinë anti-kontrabandë të doganës së kosovës kanë realizuar një kontroll në objektin dhe veturën e një të dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme elektronike të dyshuara si të kontrabanduara, përfshirë pajisje samsung, një ipad, 160 koka mbushëse të tipit apple 20, 13 telefona iphone modele të ndryshme, 13 telefona celularë të tjerë, si dhe 2 apple watch.

Sipas vlerësimit, mallrat e sekuestruara kapin vlerën rreth 30,000 euro.

I dyshuari, pas intervistimit dhe me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të trajtohet nga organet kompetente./A.K/

Exit mobile version