Prokuroria Themelore në Ferizaj me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, një person të dyshuar me iniciale F.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kontrabadimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”.
Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ndaj të dyshuarit të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.