Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shipol në Mitrovicë të Jugut, drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të dielën ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit.
Sipas policisë, dyshohet se ata kishin për qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së.
“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete. Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.