Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në Leposaviq, pasi të njëjtit me automjetin e tyre kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra.
Sipas Policisë, të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u ndaluar, policia ka arritur që të ndalojë automjetin e dyshuar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore./UBTNews/