Organi më i lartë shëndetësor i Afrikës tha se kontinenti do të pranojë kontigjentin e parë të vaksinave të lisë së majmunëve, si donacion nga Koreja e Jugut.
Qendrat afrikane për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve thanë të enjten se 50 mijë dozat e para do të përdoren për punëtorët shëndetësorë dhe për personat që jetojnë në zonat më të goditura. Megjithëkëtë nuk dhanë detaje se kur pritet të arrijnë vaksinat.
Afrika këtë vit ka regjistruar 202 vdekje nga mpox, që njihej më parë edhe si lija e majmunëve, me një shkallë vdekshmërie prej 19.3% në 13 vende.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të CDC-së, Ahmed Ogwell njoftoi për 50 raste të reja me mpox në Kongo gjatë javës së kaluar dhe tha se Gana dhe Nigeria janë vendet tjera më të prekura./UBTNews/