Kontabilistët për një kohë të gjatë të Donald Trump kanë hequr dorë nga ish-presidenti amerikan si klient, duke thënë se nuk mund të mbështeten në pasqyrat financiare të një dekade, treguan dokumentet e gjykatës.
Mazars informoi Organizatën Trump në një letër të mërkurën e kaluar se nuk do të punonte më për kompaninë, e cila po hetohet nga prokurorët e Nju Jorkut për mashtrim të dyshuar.
Letra u zbulua në gjykatë nga prokurorja e përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, teksa ajo i kërkoi një gjyqtari që të detyronte Trump të pajtohej me thirrjet që kërkonin dëshmi në hetimin e saj.
James njoftoi muajin e kaluar se hetimi i saj kishte zbuluar “prova të rëndësishme” të praktikave mashtruese të biznesit, duke përfshirë vlerësimin mashtrues të aseteve.
Ndërsa firma e kontabilitetit shtoi se një hulumtim i saj dhe “informacioni i marrë nga burime të brendshme dhe të jashtme” kishte luajtur gjithashtu një rol në arritjen e këtij përfundimi./UBTNews/