Sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar, konsumimi i rregullt i qumështit nuk shoqërohet me nivele të larta të kolesterolit.
Studiuesit nga Britania, Australia dhe Zelanda e Re, të udhëhequr nga Vimal Karani, profesor i të ushqyerit në Universitetin e ‘Reting’ në Mbretërinë e Bashkuar, publikuan gjetjet e tyre në ‘International Journal of Obesity’, ku kanë analizuar tre sondazhe të mëdha, të cilat kishin të bënin me një total prej rreth 1.9 milionë njerëz.