UBT News

Konsultimet për konstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani e takon edhe deputetin goran, Adem Hoxha

Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogla parlamentare, për të diskutuar lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Ajo e ka pritur në Presidencë edhe deputetin goran, kryetarin e partisë Jedinstvena Goranska Partija, Adem Hoxhën.

Presidentja të mërkurën i ka takuar krerët e partive më të mëdha politike në vend për të diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe sot po vazhdon me takime edhe me kryetarët e partive të tjera më të vogla.

Vjosa Osmani ka kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por gjithsesi brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrihet një pajtim rreth rrugës përpara për konstituimin e Kuvendit”, sipas një komunikate.

Exit mobile version