Qytetarët nga Kosova me nënshtetësi kanadeze, që gjatë këtyre dite janë duke udhëtuar nga Kanadaja drejt Kosovës përmes linjës së Stambollit, po iu kërkohet që të kenë me vete ndonjë nga dokumentet e Kosovës qofshin ato edhe të skaduar.
Sipas njoftimit të fundit nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto në Kanada kjo përshkak që t’iu shmangen çfarëdo pengese në aeroport.
“Lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë me nënshtetësi kanadeze që këto ditë janë duke udhëtuar nga Kanadaja drejt Kosovës, përmes linjës së Stambollit, që të posedojnë me vete edhe ndonjë nga dokumentet e Kosovës (edhe të skaduara) në mënyrë që të shmanget çfarëdo pengese nga autoritetet në aeroport për të fluturuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto, sikurse edhe këtë të diel, është në vazhdimësi në kontakt me autoritetet e Aeroportit Pearson si dhe me aviokompanitë fluturuese për të lehtësuar fluturimin e bashkatdhetarëve tanë drejt vendlindjes. Rrugë të mbare drejt vendlindjes!”, thuhet në njoftim.