Miss World u anulua në minutën e fundit duke bërë që organizata të humbasë miliona, tregoi një burim për Page Six.
“Ata humbën … milionat e kostos së caktuar për të prodhuar konkursin”, tha një burim i ngjarjes. Thuhet se kostoja e prodhimit është rreth 5 milionë dollarë.
Konkursi ishte caktuar të zhvillohej më 16 dhjetor në Porto Riko, por u anulua vetëm disa orë para shfaqjes.
Një përfaqësues i konkursit tha, “Siguria e të gjithë të përfshirëve duhej të ishte parësore edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë”.
Sipas raporteve, 23 nga 97 garueset rezultuan pozitivë së bashku me të paktën 15 anëtarë të stafit.
COVID nuk ishte problemi i vetëm që hasi emisioni gjatë javës para datës së transmetimit. Atyre i’u ndalë edhe energjia elektrike.
“Gjithçka u shtye, sepse rryma e hotelit vazhdoi të fiket dhe ata nuk kishin një gjenerator. Ngjarjet u vonuan disa orë sepse vajzat kishin nevojë të bënin flokët dhe grimin dhe kishin nevojë për energji elektrike” , tha një burim./UBTNews/