Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2023/24
- Tre (3) mësimdhënës/e për nivelin fillor, me normë të plotë.
Detyrat e mësimdhënësit për nivelin fillor:
- Hartimi i Planeve dhe Planifikimeve Vjetore, si: Planet mësimore, Planet e Aktiveve Profesionale, Planet Vjetore të Vlerësimit të Nxënësve;
- Krijimi i formave dhe modeleve të mësimdhënies kreative;
- Aplikimi i metodologjive mësimore bashkëkohore me nxënësin në qendër;
- Hartimi i instrumenteve për vlerësimin e nxënësve;
- Krijimi i materialeve mësimore për punën me nxënës;
- Mbështetja e nxënësve në funksion të arritjes së rezultateve të të nxënit dhe zhvillimit të kompetencave;
- Krijimi i një mjedisi frymëzues dhe mundësues për nxënës.
Për Aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin:
- Diplomë Universitare – Fakulteti i Edukimit – programi fillor/Fakulteti i Mësuesisë;
- CV-në në formatin Europass;
- Letër motivimi;
- Dëshmi të përvojës së punës;
- Licenca e mësimdhënësit;
- Dëshmi të Zhvillimit Profesional;
- Njohja e Gjuhës Angleze.
Dokumentet për aplikim duhet t’i dërgoni përmes postës elektronike (E-mail) në: hr@ubt-uni.net
Afati për konkurim është deri më 19/05/2023
Në intervistë do të ftohen vetëm ata kandidatë që do t’i plotësojnë kushtet e konkursit sipas përgatitjes përkatëse.