Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë. Konjufca është deklaruar pasi ka votuar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë.
“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë meqenëse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë, do t’i zgjedhin kryetaret e komunave dhe do ta përcaktojnë po ashtu përmbajtjen e asambleve komunale nëpër te gjitha komunat e shtetit tonë. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Sipas KQZ-së dhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëzhgimit dhe monitorimit të zgjedhjeve, urojmë që kështu të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.