UBT News

Konjufca uron kryetaren e re të Bundestagut gjerman, Bärbel Bas

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar znj. Bärbel Bas, me rastin e zgjedhjes së saj kryetare të Bundestagut të Gjermanisë.

Në urim thuhet:  

“E dashura Kryetare, znj. Bärbel Bas,

Në emër të Kuvendit të Kosovës dëshiroj t’ju përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Bundestagut.

Unë i vlerësoj lart marrëdhëniet shumë të mira e të afërta bilaterale si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Republika e Kosovës ka besim të plotë se dy parlamentet tona do t’i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet gjatë mandatit tuaj si Kryetare e Bundestagut. Mund të pohoj se Bundestagu dhe institucionet gjermane kanë qëndruar shumë pranë dhe bashkë me popullin e Kosovës.

Me konsideratat më të larta për ju dhe për vendin tuaj, më lejoni t’ju uroj edhe një herë, ju dhe gjithë anëtarët e Bundestagut. Dëshiroj çdo sukses për ju në pozitën tuaj të re dhe me punët e rëndësishme që keni përpara. Pres t’ju takoj sa më shpejt dhe të çojmë përpara bashkëpunimin tonë në fushat e interesit të përbashkët dhe ju lutem, konsiderojeni këtë letër si ftesë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt”.  ​

Exit mobile version