Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, me rastin e 1 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, priti sot në takim drejtuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara-Handikos.
Drejtori i kësaj shoqate, Afrim Maliqi e njoftoi Konjufcën në lidhje me aktivitetet e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe pozitën sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë përkrahje institucionale për këtë kategori të shoqërisë sonë.
“Kryetari Konjufca ritheksoi nevojën që institucionet qendrore dhe ato lokale, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, të rrisin kujdesin dhe investimet në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara”, u bë e ditur në komunikatë.
Njëherësh, Konjufca shprehu mbështetje për t’iu siguruar atyre mundësi të barabarta dhe jetë sa më të dinjitetshme.
Përfaqësuesit e Handikos-it sot zhvilluan takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.