UBT News

Konjufca: Të gjitha masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë janë akte të gjenocidit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi sot se të gjitha masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë janë akte të gjenocidit.

“Përveç që Serbia i ka vrarë rreth 14 mijë qytetarë, duke mos i kursyer as fëmijët, gratë e as pleqët, krimi tjetër që Serbia ka bërë është që shumë prej tyre i ka rrëmbyer dhe zhdukur me dhunë”.

“Në Serbia ka dhjetra varreza masive të shqiptarëve trupat e të cilëve janë gjetur edhe pas luftës, si në Rudnicë, Rashkë etj, mirëpo shumë prej atyre ende nuk janë zbuluar. Serbia i mban të fshehura varrezat masive, nuk i tregon. Ato i dinë vetëm autoritetet shtetërore të Serbisë meqë shtetit serb ishte përgjegjës për krejt gjenocidit, për të gjitha ato krime”.

“Do të bëjmë çmos që drejtësia të ndodh e të vije në vend pasi nuk mund të ketë qetësi pa drejtësi në Kosovë”, u shpre Konjufca./UBTnews

Exit mobile version