Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë Philip Kosnett.
Palmer ka konfirmuar me këtë rast gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ndihmuar Kosovën përgjatë proceseve të mëtejme shtet-ndërtuese.
Kryekuvendari Konjufca, pasi falënderoi SHBA për kontributin e çmuar në çlirimin dhe rrugëtimin shtet-ndërtues të Kosovës, u zotua për bashkëpunimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Ai po ashtu i shprehu mirënjohje të veçantë Palmer për përfshirjen dhe kontributin e tij në procesin e dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.