UBT News

Konjufca takohet me ministren shqiptare Spiropali

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Spiropali në këtë takim ishte e shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Kryekuvendari Konjufca, pasi i përcolli znj.Spiropali përgëzimet për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti,vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, si dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dhe thelluar edhe më tutje në të gjitha fushat e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Exit mobile version