Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë u tha se Kuvendi i Kosovës renditet i dyti në rajon për transparence dhe Kuvend të Hapur.
Kështu u tha në aktivitetin e shënuar në kuadër të kësaj dite e cila u organizuar Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se Kuvendi edhe këtë vit synon ta promovojë demokracinë dhe synojnë ta hapin e ta bëjnë sa ma transparentë Kuvendin e Kosovës.
Konjufca tha se transparenca dhe llogaridhënia janë parakushtet kryesore të demokracisë.
Duke iu referuar të dhënave të OPEN DATA KOSOVA, kryeparlamentari Konjufca tha Kuvendi i Kosovës renditet i dyti në rajon për transparencë dhe Kuvend të Hapur, por ai u shpreh se synojnë vendin e parë duke e rritur transparencën.
Drejtoresha e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg u shpreh e lumtur që ka kontribuar që Kosova të ketë Kuvendin e Kosovës ndër më të hapurit.
Sipas saj demokracia në Kosovës është e vështirë sepse ka shumë sfida, por përkundër kësaj ajo theksoi se demokracia në Kosovë nuk është ndal kurrë dhe se shihet angazhim çdo ditë për ta pasur një parlament më transparent.
Koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence tha se sot po përcjell dy mesazhe atë për lirinë e mediave dhe objektivën për zhvillim të qëndrueshëm.