Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga akuza lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit në gusht të vitit 2016.
Avokatja mbrojtëse e Glauk Konjufcës, Arbnora Zeqiri tha se këtë vendim si palë e kanë pritur dhe se klienti i saj ka qenë i pafajshëm. Ajo tha se me këtë vendim tregohet se drejtësia është vënë në vend.