Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia nuk duhet të mbetet e pandëshkuar sidomos pas agresionit të 24 shtatorit në Banjskë. Sipas tij, ekziston rreziku që shteti serb ta përsëris një sulm më përmasa edhe më të mëdha nëse nuk ndëshkohet.
Këto komente i bëri pas takimit që pati me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ku shtoi se nëse Serbia ende vazhdon ta mbështesë Rusinë në luftën në Ukrainë.
“Një temë e pashmangshme në këto rrethana ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale që ka Serbia ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimet po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin e 24 shtatorit në Banjsk, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë. Një nga shtet që nuk e ka sanksionuar Rusinë por që vazhdon të ketë bashkëpunim me Rusinë”, u shpreh Konjufca, teksa falënderoi presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës për ndihmën ndër vite dhënë Kosovës.