Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se puna e komisioneve parlamentare është jetike për efikasitetin e legjislativit.
Ai gjatë takimit me kryetarët e komisioneve tha se duhet një përshpejtim më i madh i procedimit dhe miratimit të projektligjeve në Kuvend.
“Puna e Komisioneve parlamentare është jetike për efikasitetin e Kuvendit të Kosovës. Qëllimi i takimit ndër të tjera është njoftimi me gjendjen e projektligjeve dhe përshpejtimi i tyre për miratim në Kuvend. Në procedurën e shqyrtimit të Kuvend janë 32 projektligje”, tha ai.
Kryeparlamentari gjatë takimit vuri në dukje edhe vonesat e miratimit të rregullores së re të Kuvendit.
“Jemi vonuar pak në rregulloren e kuvendit, kam qenë mbështetës i grupit që kjo rregullore të finalizohet”, tha ai.