Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey, me të cilën kanë diskutuar mbi fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë dhe bashkëpunimin reciprok.
Konjufca tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Po ashtu, kryetari Konjufca uroi Hennessey për detyrën e saj të re si shefe e zyrës së KiE në Kosovë, duke qenë i bindur se së bashku do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin dhe punën në drejtim të synimeve të përbashkëta.
Shefja e zyrës së KiE në Kosovë shprehu gatishmërinë për të vazhduar punën për forcim të mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.