Të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana, sot u takuan anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.
Në këtë takim anëtarët e KPMM-së e njoftuan kryetarin e Kuvendit për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen.
Kryetari Konjufca në këtë rast premtoi mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor./UBTNews/