Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Konjufca, siç u bë e ditur në komunikatë, e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, u bë e ditur në komunikatë.
Po ashtu, Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.