UBT News

Konjufca në Mejë: Serbia jo vetëm që kreu masakrat, por tentoi ta fsheh krimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nderuar sot trupat e pajetë të masakrës së Mejës, kryer ndaj shqiptarëve nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Konjufca u shpreh se për këtë akt, kishte organizim nga aparati shtetëror serb, dhe pikërisht është Serbia ajo e cila tentonte t’i fshihte krimet, njofton Klan Kosova.

”Masa e atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në masakra është shumë më i madh”.

”E ata jetojnë diku të lirë nëpër Serbi. Por, është pikërisht kjo Serbia që jo vetëm që ka kryer masakrat, por ka dashur ta fshehë krimin”.

”Qysh ka dashtë ta fshehë krimin? – I ka marrë me kamiona shumë prej të vrarëve, shumë prej martirëve tanë, edhe i ka çu në Beograd, se Batajnica është afër Beogradit”.

”Edhe i ka fshehë me qëllim në bazat e institucioneve të tyre shtetërore. Shembull shumë prej trupave këtu, që kemi ardhur t’i nderojmë, janë gjetur menjëherë pas luftës në Batajnicë, pikërisht në poligonet ku kanë ushtruar njësitë speciale të policisë së Serbisë”.

”I bie që i kanë çu e i kanë varrosur për të mos i gjetë kurrë, pikërisht në vendet ku janë institucionet e sigurisë së shtetit të Serbisë”.

”Kjo tregon se krimi ka qenë i organizuar nga shteti, se krimet janë tentuar të fshehen prej institucioneve të Serbisë – dhe ky drejtpërdrejtë është fakti më i qartë që Serbinë e bënë përgjegjëse”.

”Meqenëse, me i marrë trupat prej Kosovës, qindra kilometra me i çu deri në afërsi të Beogradit, kjo nuk do diskutim. Kjo tregon çfarë është Serbia në të vërtetë”.

”Mirëpo ne nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi. Lavdi martirëve, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit”.

Exit mobile version