Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është tkuar sot me Wolfgang Schauble, kryetarin e Bundestagut në Gjermani, transmeton Klan Kosova.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.
“Sot bashkë me Shefin e Stafit Ilir Kërçeli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi pata nderin ta takoj Dr. Wolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut.
Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.
Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.
Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.