UBT News

Konjufca me ministra bëjnë homazhe te shtatorja “Heroinat”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, nënkryetarja Saranda Bogujevci, ministrja e Drejtësisë, Abulena Haxhiu dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë memorialit “Heroinat”.

Po ashtu, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur lule pranë këtij memoriali në kuadër të fushatës globale 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore.

Ndërsa përfaqësues të kësaj partie po ashtu kanë bërë homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit në Prishtinë me rastin e 28 Nëntorit.

Homazhe po ashtu kanë bërë edhe te shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë.

Exit mobile version