UBT News

Konjufca ia kërkon Kurtit emrin e mandatarit për kryeministër

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka dërguar letër liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për t’ia kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër të Kosovës.

Në letër, Konjufca duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.

“Andaj, duke pasur parasysh dispozitat e lartëcekura të Kushtetutës së vendit, si dhe njoftimin e KQZ-së, dhe duke konstatuar se Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, si u.d. President i vendit ju lus që të propozoni emrin e mandatarit për Kryeministër”, thuhet në njoftim.

Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit me 69 vota për./UBTNews

Exit mobile version