UBT News

Konjufca e procedon kërkesën për zëvendësim të dhjetë deputetëve të Listës Serbe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka proceduar kërkesën për zëvendësim të dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

Kjo vjen pasi sot ata i dorëzuan në Kuvend mandatet e tyre të deputetëve, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot Konjufca ka thënë se nuk ka dëshirë të mendojë se presidenti serb Aleksandar Vuçiqi, mund ta çojë Kosovën në zgjedhje kur të dojë.

Këtë deklaratë ai e bëri pasi u pyet nga gazetarët nëse në Kosovë mund të ketë zgjedhje së shpejti.

Exit mobile version