UBT News

Konjufca e Kurti nderojnë heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dy heronjtë e kombit janë bishtarë dhe paralajmërues të luftës çlirimtare të Kosovës. Konjufca tha se me veprat e dy heronjve çdo ditë do të edukohen brezat e rinj.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Zhitia dhe Fazliu janë sinonim i shprehjes së mirënjohur “deri në frymën e fundit”. Sipas tij, të dy heronjtë punuan së bashku deri në fund të jetës së tyre, për çlirim dhe bashkim të vendit.

Exit mobile version