UBT News

​Konjufca dhe Jusufi: Të arriturat Kosovë-Maqedoni e Veriut kanë përafruar dy vendet tona

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Gjatë këtij takimi kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Jusufi për vizitën dhe i shprehu mirënjohje për punën e saj në misionin diplomatik në Republikën e Kosovës, që i ka shërbyer forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.

Sipas një komunikate të Kuvendit, ata diskutuan rreth të arriturave të bëra deri tani. Ata vlerësuan se ato janë të shumta dhe i kanë shërbyer më së miri përafrimit gjithnjë e më të madh, që përbën interes të përbashkët për vendet dhe qytetarët tanë.

Ndërkaq, ambasadorja e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet e Republikës së Kosovës.

Exit mobile version