UBT News

Konjufca: Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka hedhur sërish akuza në drejtim të kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në një reagim në Facebook, Konjufca shkroi se Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit.

“Sot u pa qartë për çka e pata fjalën pardje kur thashë që Valdete Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit. I ftoj tash të gjithë ata që dje i thonin VV-së “të respektohet ligjshmëria”, këtë parim ta thonë edhe një herë e me zë të lartë tash që Zyra e Pavarur e Certifikimit i dha të drejtë Albin Kurtit. Nëse ky rekomandim nuk zbatohet, atëherë kush nuk po i zbaton vendimet “veç kur nuk po i konvenojnë”? VV-ja a Valdete Daka?Nëse bordi politik i KQZ-së i mbivendoset Zyres profesionale të Certifikimit, kjo përfundimisht e fundos pavarësinë e këtij institucioni bashkë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ai mes tjerash.

Më tej, Konjufca shkroi se të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të determinohen nga një forum politik, ‘drejtuesja e të cilit, siç po tregon me sjelljen e saj, është përbetuar për eleminimin e Albin Kurtit nga gara e barabartë zgjedhore’./UBTNews

Exit mobile version