Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se mbledhja e Kryesisë nuk do të mbahet, pasi sipas tij shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërcënuar stafin e tij.
Konjufca, në një deklarim para gazetarëve, tha se ndaj Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, pati “mësymje për sulm fizike” dhe sharje.
“Pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend këtu. Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare”, tha kryetari i Kuvendit.
Incidenti ka ardhur pasi ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve.