UBT News

Kongresmeni amerikan: Lufta në Ukrainë “në mes fazave”

U.S. Congressman Seth Moulton (D-MA) speaks at a Merrimack County Democrats Summer Social at the Swett home in Bow, New Hampshire, U.S., July 28, 2018. REUTERS/Brian Snyder - RC1F79556DA0

Kongresmeni amerikan, Seth Moulton i ka thënë Al Jazeera-s se lufta në Ukrainë aktualisht është “në mes fazave” gati 11 muaj pas fillimit të konfliktit.

“Ajo që po ndodh prapa skenave është po aq e rëndësishme sa ajo që po ndodh në vijën e parë”, tha Moulton për Al Jazeera në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

“Rusia thotë se po sjell më shumë njerëz në front dhe po përgatitet për një ofensivë të re, ndërsa Ukraina thotë se po përgatitet për një kundërofensivë ukrainase”, tha ai. “Pra, pyetja është, çfarë ndodh më pas”.

Moulton paralajmëroi se lufta do të zgjerohet edhe jashtë Ukrainës nëse ofensiva e presidentit rus, Vladimir Putin, nuk do të përfundonte pa sukses./UBTNews/

Exit mobile version