Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka uruar Kosovën për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në, përmes së cilës Kosova përfiton grant prej 202 milionë dollarësh, për energji.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka shkruar Torres në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
