UBT News

Kongresi amerikan publikon propozimin për dëbimin e aplikacionit TikTok

Politikanët amerikanë nuk duan vetëm të kufizojnë qasjen në TikTok, ata tashmë kërkojnë një dëbim të plotë. Anëtarë të Dhomës dhe Senatit kanë prezantuar propozimet e tyre për të bllokuar transaksionet me çdo kompani të medias sociale influencuar nga Kina, Rusia, Kuba, Irani, Koreja e Veriut ose Venezuela.

Akti Anti-Social CCP do të çonte në bllokimin e plotë të qasjes në TikTok dhe aplikacione të tjera të cilat në teori mund të transferojnë të dhënat e përdoruesve Amerikanë tek qeveri diktatoriale, të censurojnë lajmet ose manipulojnë publikun.

Edhe pse TikTok ka marrë masa për tu distancuar operacionet e saj ndërkombëtare me ato në Kinë, siç është ruajtja e të dhënave të qytetarëve Amerikanë në SHBA, kritikët argumentojnë se kompania mëmë ByteDance është nën mëshirën e qeverisë Kineze.

Ligjvënësit Amerikanë thonë se TikTok mund të krijojë profile të punonjësve shtetërore të cilat mund të përdoren për të mbikëqyrur Amerikanët.

Senatorët Amerikanë të cilët janë nismëtarët e këtij propozimi Marco Rubio dhe Mike Gallagher, besojnë se lidershipi i ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze.

Ata argumentojnë se të paktën 23 drejtues të kompanisë më përpara kanë punuar për mediat shtetërore dhe të paktën 15 prej tyre mbajnë ende funksione të tilla. Propozimi u mbështet edhe nga senatori demokrat Raja Krishnamoorthi.

Përmes një deklarate një përfaqësues i TikTok tha se ishte shqetësuese të shikonin Kongresin që shtyn përpara një ligj për dëbimin e aplikacionit në vend që të bëjnë një vlerësim sigurie.

Kompania thotë se propozimet nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar sigurinë kombëtare të ShBA-ve. Rrjeti social vazhdimisht ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij se gjurmonte qytetarët amerikanë për llogari të Kinës.

Nëse këto propozime shndërrohen në ligj mbetet për t’u parë. Presidenti amerikan, Joe Biden hoqi ndalimin e aplikuar nga Donald Trump kundrejt shkarkimit të TikTok duke kërkuar një analizë të aplikacionit. Ai nuk pritet të ndryshojë qëndrim. Propozimi nga ana tjetër nuk dihet nëse do të marrë mjaftueshëm mbështetje sa për të përfunduar në tavolinën e Biden. Në fund ky propozim është më tepër një sinjal sesa një hap konkret për bllokimin e TikTok./PCWorld Albanian

Exit mobile version