UBT News

Kongo konfirmon rastin e dytë me Ebola

Rasti i dytë me Ebola u konfirmua në Republikën Demokratike të Kongos, tha një zyrtar shëndetësor të enjten. Ky rast u konfirmua një javë pas vdekjes së një të riu nga kjo epidemi, duke rritur frikën për shpërthimin e mundshëm të kësaj epidemie.

Një 42-vjeçare rezultoi pozitive me këtë epidemi të mërkurën në qytetin e Benit, pikërisht në ditën kur filloi kampanja e vaksinimit.

Beni ishte epiqendra e epidemisë gjatë viteve 2018-2020, si pasojë e të cilës vdiqën 2 mijë e 200 njerëz dhe u infektuan mbi 1 mijë të tjerë.

Përhapja e fundit e virusit vdekjeprurës përfundoi në maj pasi vdiqën gjashtë persona. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, ende nuk është e qartë nëse rastet e fundit lidhen me epidemitë e mëparshme./UBTNews

Exit mobile version