Presidenti rus, Vladimir Putin insiston se interesat e Rusisë dhe siguria janë të panegociueshme, mes raportimeve që trupat ruse janë duke u afruar drejt kufijve të Ukrainës.
Presidenti Putin bëri një adresim me video, pak orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi “fillimin e pushtimit rus”.
Rusia ishte gjithmonë “e hapur për dialog direkt dhe të sinqertë”, deklaroi Putini, por shpreh besimin e plotë te ushtria.
Perëndimi ka njoftuar një sërë sanksionesh ndaj Rusisë.
“Ne kemi shkëputur qeverinë e Rusisë nga financimi perëndimor”, tha Biden, pasi dhoma e lartë e parlamentit rus autorizoi presidentin të dërgonte trupa në dy pjesë të Ukrainës lindore të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Të hënën mbrëma Biden deklaroi se Rusia ka njohur pavarësinë e dy të ashtuquajturave republika popullore, Luhansk dhe Donetsk, çka çoi në prishjen e marrëveshjes me Ukrainën./UBTNews/